MMPH: Inspektorati ka dhënë 215 vendime, 45 kundërvajtje dhe 6 kallëzime penale

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Arsimor informon se Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor gjatë vitit 2019  ka kryer 1969 mbikëqyrje të instalimeve që i nënshtrohen Lejeve A-IPPC apo A-PIKN dhe Elaborateve ekologjike të ndjekura me po aq  procesverbale  për  konstatim dhe  gjatë kësaj, në procedurë inspektuese ka dhënë  215 Vendime me masa të duhura ligjore (urdhra / ndalime), 45 kundërvajtje dhe 6 kallëzime penale dhe një kundërvajtje e kategorisë së tretë.

Pas një takimi të koordinuar për të forcuar mbikëqyrjen e inspektimit nga shërbimet inspektuese në nivel lokal dhe shtetëror, ISHMJ ka  kryer mbikëqyrje  inspektuese  të jashtëzakonshme më 4, 5 dhe 6 nëntor, në 20 instalime, inspektimi i të cilëae është nën juridiksionin e tij.

“Përveç inspektimeve të rregullta, inspektime të jashtëzakonshme kryhen paralelisht në tërë territorin në  gjithë vendin dhe në Deponinë e Drisllës, fabrikën e çimentos  USJE-TITAN, Piper Mill Koçani, TETEKS SHA Tetovë, VARDAR DOLOMIT, Gostivar,  SHA TEAL Tetovë; TETEKS Jarn Tetovë; BLUE TEKNOLOGJI Tetovë; DS-SMITH SHA SHKUP, Victoria Invest, baza e  asfaltit në fshatin Novo Sellë Debërce,  bazë asfalti  NN Graniti – Manastir, SHA ORANXHERIJI HAMZALIf. Hamzali Bosilovë, Tehno Paver Prevalec, Veles, TULANA SHA Gostivar, GORNI POLOG i Gostivarit;  Makstil SHA Shkup, DTU AGROMARKET IGOR DOOEL f.Vladievci komuna e Vasilevës, Fermë e pulave Veterinar Gevelija”, njoftojnë nga MMPH .

Në një  pjesë të instalimeve  matjet janë në  kufijtë e  lejuara, disa janë të detyruar të kryejnë matje të jashtëzakonshme krahas lejeve të rregullta, në një pjesë ku paraprakisht janë dhënë vendime për ndalimin e punës është konstatuar se janë duke u respektuar, ndërsa një pjesë aspak nuk punojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button