Pasuria e miliarderëve Kinezë arrin në 1.29 trilionë dollarë

“Rritja ekonomike në Kinë mund të jetë duke u ngadalësuar, por sipërmarrësit kinezë po vazhdojnë të krijojnë biznese dhe pasuri.  Aksesi në tregjet e kapitalit ka ndihmuar”, tha  Forbes, shkruan PcWorld.

Jack Ma, themeluesi i grupit Alibaba, kryesoi listën e Forbes për personat më të pasur në Kinë për të dytin vit radhazi. Jack Ma, që dha dorëheqjen si kryetar bordi i gjigantit kinez të teknologjisë në muajin Shtator, pati një rritje të pasurisë në 38.2 miliardë dollarë në vitin 2019, nga 34.6 miliardë në 2018-ën.

“Rritja ekonomike në Kinë mund të jetë duke u ngadalësuar, por sipërmarrësit kinezë po vazhdojnë të krijojnë biznese dhe pasuri. Aksesi në tregjet e kapitalit ka ndihmuar”, shkruan Forbes.

Ekonomia kineze është përballur me goditje nga lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara, ç’ka ka përkeqësuar perspektivën dhe ndjesinë e investitorëve shkruan SCAN.

Ngadalësimi i kërkesës brenda vendit ka qenë gjithashtu një pengesë.   Megjithatë, 400 personat e Forbes në listën e më të pasurve në Kinë për 2019-ën patën një rritje të pasurisë në 1.29 trilionë dollarë, nga 1.06 trilionë që ishte në vitin 2018. Kjo përbën një rritje me 20% krahasuar me vitin e kaluar.

Ka pasur 60 pjesëtarë të rinj në listë, ku marrim pjesë vetëm ata me një pasuri minimale prej 1 miliardë dollarë.

Në vend të dytë për 2019-ën qëndronte Pony Ma Huateng, themeluesi i Tencent Holdings, me një pasuri prej 36 miliardë dollarë.

Në vend të tretë, qëndronte Hui Ka Yan, kryetari i bordit i Evergrande, që është zhvilluesi më i madh i pronave të paluajtshme në Kinë, me 27.7 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button