Biznesmeni Bullgar që bleu Telekom Albania shiti kompaninë e tij Vivacom

Një konsorcium i udhëhequr nga biznesmeni Bullgar Spas Roussev, aksionari më i madh i Telekom Albania pas shitjes për 50 milionë euro, bleu Vivacom nga banka rue VTB për 330 milionë euro së bashku me një borxh prej 450 milionë eurosh, shkruan PcWorld.

Kompania Ballkanike e telekomunikacionit dhe medias United Group, në pronësi të firmës private BCPartners, tha ditën e enjte se ka rënë dakord që të blejë operatorin Bullgar të telekomunikacionit Vivacom.

 

Marrëveshja do të finalizohet me transaksionin 1.3 miliardë dollarësh. Marrëveshja e United Group vjen pak muaj pasi bleu Tele2 Croatia për 220 milionë euro si pjesë e planeve të kompanisë për tu shtrirë në Evropën Juglindore.

United Group, Vivacom dhe BC Partners thanë në një deklaratë të përbashkët se marrëveshja do të finalizohet në tre mujorin e dytë të vitit të ardhshëm.

 

Një konsorcium i udhëhequr nga biznesmeni Bullgar Spas Roussev, aksionari më i madh i Telekom Albania pas shitjes për 50 milionë euro, bleu Vivacom nga banka rue VTB për 330 milionë euro së bashku me një borxh prej 450 milionë eurosh.

United Group është themeluar në 2000 dhe vitet e fundit është rritur nga një ofrues i TV kabllor në një kompani telekomunikacioni e cila zotëron kompani në Serbi si Serbia Broadband, në Malin e Zi, Bosnje dhe Slloveni kompanitë Telemach.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button