Disa qen në Ohër janë helmuar me helm të rëndë

Disa qen dje janë gjendur të helmuar në sheshin e Ohrit me “lanate”, helm shumë toksik, i cili mund të furnizohet vetëm me procedurë të komplikuar, thonë ekologët Kliment Arnaudov, duke e transmetuar mendimin e veterinerëve, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Pritëm tre qen të helmuar: Menda, Sllonçe dhe një tjetër, të cilit nuk i patëm dhënë emër. Menda arritëm ta shpëtojmë dhe e kemi dërguar në një vend të improvizuar që të shëndoshet. Sllonçe nuk duroi, edhe pse intervenoi veterineri, ndërkaq qeni i fundit pak ishte helmuar, dukshëm pak e ka kafshuar helmin. Dy qentë jetojnë falë intervenimit të shpejtë prej nesh, veterinerëve Jane, Oliver dhe Riste dhe të punësuarve në kafiteritë përreth, të cilët ndihmuan dhe asistuan”, shkroi Arnaudov në Fejsbuk.

Pas helmimit të qenve, në terren kanë dalë edhe ekipet e krim-teknikës të SPB-Ohër, por tani për tani nuk ka pasur informata zyrtare për kryerësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button