Bulevardi “Iliria” në Tetovë, larg nga ajo që u premtua (FOTO)

Pjesa qendrore e Tetovës edhe pse është rikonstruuar, qëndron larg nga ajo që u premtua para më shumë se dy viteve nga kryetarja e Komunës së Tetovës. Sot ky shesh është i uzurpuar nga shitësit ambulant kurse pjesa më e madhe e punës së premtuar nuk është kryer. Nga Komuna fajin për këtë e adresojnë te kompania për mosrespektim të kontratës. Ndërkaq nga kompania demantojnë këtë të fundit, duke potencuar se kontrata është prishur për shkak që komuna nuk ka paguajtur kompaninë për punën e kryer, shkruan Portalb.mk.

Kryetarja e Komunës së Tetovës para dy viteve prezantoi projekt idenë për dukjen e re të trotuarëve në pjesën qendrore të qytetit, gjegjësisht në Bulevardin “Iliria”.

Ajo atëherë tha se “Përveç shtigjeve dhe zhardinjerave të ngritura për gjelbërim do të bëhet edhe vendosja e gjithsej 73 shtyllave për ndriçim publik, 12 fontanave me ujë për pije, 75 mbrojtës metalik për trungjet e drunjve, 22 shporta për mbeturina, 32 konstruksione për parkim të biçikletave si dhe 233 ulëse të drurit për qytetarët” premtoi Arifi më 17 mars 2017.

U tha, pagesa u bë kurse qytetarët e Tetovës kurrë nuk i panë 73 shtyllat për ndriçim në sheshin “Iliria”, as 12 fontanat për ujë për pije, drunjët nuk mbrohen nga mbrojtës metalik kurse shporta për mbeturina, duhet ecur me kilometra për të gjetur një, nuk ka parkim për biçikleta kurse ulëset e drurit që janë, kryesisht janë donacione nga firma private.

Fotografitë 3D të cilat u shpërndanë nga Kryetarja e Komunës së Tetovës në lidhje me atë se si do të duket ky projekt, nuk përputhen me atë se si duket bulevardi “Ilirja” sot dhe si është dukur këto dy vite e tepër.

Ja një krahasim si duhet të duket dhe si është tani:

Si u premtua se do të duket pas rikonstruimit:

Rikonstruimi i trotoarit në pjesën qendrore të Tetovës
Rikonstruimi i trotoarit në pjesën qendrore të Tetovës – projektimi
Rikonstruimi i trotoarit në pjesën qendrore të Tetovës
Rikonstruimi i trotoarit në pjesën qendrore të Tetovës – projektimi

Si duket tani:

Bulevardi "Ilirija", Tetovë 21,01,2020.
Bulevardi “Iliria”, Tetovë 21.01.2020.
Bulevardi "Ilirija", Tetovë 21,01,2020.
Bulevardi “Iliria”, Tetovë 21.01.2020.

Për mungesën e elementeve nga Komuna e Tetovës fajin e hedhin te kompania që ka pasur të bëjë punimet duke shtuar, sipas tyre se ky rast ka arritur deri në instancat gjyqësore.

“Komuna e Tetovës ka qene ne instanca gjyqësore me operatorin ekonomik pikërisht sepse nuk është respektuar kontrata e fituar ne procedurën e furnizimit publik. Instancat gjyqësore kane vendosur ne favor te Komunës, paraprakisht është konstatuar qe 60% te punëve infrastrukturore janë kryer, dhe është bere prerje, për tu bere e mundur ndërprerja e kontratës dhe planifikimi buxhetor për pjesën e ndriçimit publik, rregullimit te shtigjeve për biçikleta, instalimit të ndriçimit publik, vendosjes se pajisjeve urbane dhe pozicioneve tjera qe dalin nga projekti themelore”, thanë nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk.

Për atë se kur pritet të përfundojë ky projekt, nga Komuna e Tetovës na thanë se janë ndarë mjete nga buxheti i vitit 2020 për përfundimin e fazës të fundit të këtij projekti i cili u pamundësua, sipas tyre si pasojë e, siç thonë, “papërgjegjshmërisë të operatorit ekonomik.”

Nga ana tjetër, nga kompania e cila akuzohet si e papërgjegjshme nga Komuna e Tetovës, demantojnë këtë të fundit duke potencuar se kontrata është prishur për shkak të mospagesës për punën e kryer, e jo për faj të kompanisë “IR Grup”. Ata shtojnë se ky projekt ka qenë i dështuar prej kur ka filluar, në të gjitha aspektet.

“Nga Komuna e Tetovës që nga fillimi e deri në prishjen e kontratës nuk kanë respektuar asgje nga ajo, ata as nuk e bënin pagesën në kohë kurse ndonjëherë nuk e bënin fare. Kjo është edhe arsyeja pse ne i kemi dërguar ata në gjyq e e jo ata neve, dmth për mos shlyerje të borxheve që kishin ndaj neve. Projekti ka qenë i dështuar nga fillimi i tij, kishte shumë mangësi në projektim, andaj edhe ne jemi vonuar në punën tonë për shkak të projektit që ishte i dështuar dhe detyroheshim të intervenojmë” tha Zana Zejnullai, pronare e kompanisë “IR grup”.

Korsia e biçikletave, Tetovë 21,01,2020.
Korsia e biçikletave, Tetovë 21,01,2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button