Për zgjedhjet e vitit 2014-të, janë shtypur nënshtetësi për disa maqedonas nga Shqipëria

Gjykimi për rastin “Titanik” për mashtrimet zgjedhore, shoqërim kriminel, ryshfet, kërcënime, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra tjera penale lidhur me disa cikle zgjedhore, përfshirë dhe zgjedhjet presidenciale në vitin 2014-të, sot është përqendruar në dhënien e paligjshme të nënshtetësive dhe letërnjoftimeve për qytetarët e Shqipërisë. Pasi që në mënyrë grupore u janë dhënë këto letërnjoftime përpara zgjedhjeve, të njëjtit, në mënyrë të organizuar janë bartur që të votojnë për VMRO-DPMNE-në, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Ka persona të cilët jetojnë në Brod dhe Dragash, që i plotësojnë kushtet për të fituar nënshtetësi, megjithatë janë në gjendje të rëndë materiale dhe nuk mund të vijnë. Kanë përfaqësues të tyre i cili do t’i bart kërkesat e tyre”, i ka thënë i akuzuari Munir Pepiq, Violeta Dimitrovskës, këshilltare në MPB, në Sektorin për Punë Administrative, e cila ka dëshmuar sot.

Sipas ligjit, është dashur që kërkesat e përfaqësuesit të personave të varfër që nuk kanë mundur të vijnë prej Shqipërie, personit t’i dorëzojnë personalisht, dhe pastaj t’i pranojë Violeta.

“Ashtu jemi marrë vesh me zotëri Kiren nga kabineti. Unë do t’i marr pas sportelit që të mos reagojnë palët tjera se pa rend i marr lëndët”, ka thënë Pepiq.

Dëshmitari ka deklaruar se urdhri është dërguar nga i akuzuari Kiril Bozhinovski, dhe ajo patjetër është dashur që t’i repsektojë edhe urdhrat gojore që kanë arritur nga kabineti i institucioneve të atëhershme dhe funksionarët kryesor në shtet.

“Më vinte keq për atë që e dëgjova. Hipa lartë te eprorja. Më tha se kam urdhër që ato dokumente t’i pranoj. Unë i pranova ato kërkesa, i evidentova, ia dorëzova koleges Svetlana Veljanovska, që rregullisht pranon kërkesa në sportel. Ai ishte funksioni im, vetëm pranim-dorëzim. Nuk më ka interesuar nëse kanë qenë të kompletuara ose jo, por as se kush i punon”, tha dëshmitari.

Pranimi i organizuar grupor i kërkesave të tilla për nënshtetësi ka zgjatur prej prillit të vitit 2014-të deri në prill të vitit 2015-të. Në ndërkohë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, në të cilat, sërish ka fituar VMRO-DPMNE.

Në rastin “Titanik” për shoqërim kriminal, shkelje të Kodit Zgjedhor, shkelje të lirisë së vendosjes së votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore janë të akuzuar: Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Martin protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Amet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button