Në Gjenevë do të takohen shefat e diplomacive të RMV-së dhe Greqisë dhe kryeministri Zaev

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë sot kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të takohen me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias.

Në takim me Zaevin dhe Dimitrovin, Dendias foli në intervistën për radion greke “Tema fm”, por edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandros Genimatas në radhët e brifingut me gazetarët, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke tha se Bashkimi Evropian “krijoi hendek në politikë dhe drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dy vendet i ka lënë në “pritje” duke komentuar se “pritja” nuk është politikë dhe nuk është fare as pozicion.

Dendias në intervistën për radion greke sqaroi se takimi me Zaevin dhe Dimitrovin do ta shfrytëzojë të informohet dhe t’i dëgjojë pozicionet e tyre, paralelisht theksoi se Greqia diskuton edhe me Italinë dhe Gjermaninë, pasi perspektiva e BE-së e vendeve të rajonit për Athinën, është çështje e drejtpërdrejtë, por shton se nevojitet kujdes.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm pasi nuk duam dështime. E dini të vendosësh një temë në një këshill, e vendos në çfarëdo momenti që dëshiron, askush nuk të pengon. Çështja është çka do të ndodhë. Pasi nëse përsëritet “jo”, ajo nuk të kthen prapa në pikën fillestare të diskutimit. Ajo të kthen shumë më prapa dhe në pikë më të vështirë. Prandaj dua të bisedoj me të dytë, të shoh si duket situata, çka bëjnë, si është gjendja e brendshme, të më informojnë”, ka thënë Dendias lidhur me takimin e nesërm me Zaevin dhe Dimitrovin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button