fbpx

MASh-i dhe SAShK-u arritën marrëveshje për pagën, do të ketë rritje të re

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK), Jakim Nedelkov dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Arbër Ademi kanë arritur marrëveshje për pjesën e rritjes së pagave, 10 për qind nga janari i 2020-s, ndërkaq, sot kanë hapur negociatat për çështjen e ngritjes së statusit social të mësimdhënësve, transmeton Portalb.mk.

Arritja e marrëveshjes u bë e ditur pas takimit përfundimtar të raundit të dytë të negociatave SAShK-MASh, nga Ademi dhe Nedelkovi.

“Kemi marrë vendim për rritjen e pagave për 10 për qind nga janari i 2020-s. 10 për qind shtesë nga 1 janari i 2020-s, për të gjithë të punësuarit në veprimtarinë e arsimit, në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë”, tha Ademi.

“Kërkesa jonë për rritje të pagave, në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, për nisjen e rritjes nga 1 janari i vitit 2020-të, sot edhe zyrtarisht u pranua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, tha Nedelkovi.

10 përqindëshi i pranueshëm për Këshillin e SAShK-ut

Nedelkovi deklaroi se nuk do të ketë nevojë për shqyrtim shtesë së ofertës së 10 përqindëshit të janarit, ngaqë në mënyrë formale-juridike ajo ka qenë edhe kërkesa e shumicës prej sindikalistëve. Me këtë, përjashtohet mundësia e fuqizimit të grevës paralajmëruese.

“Në mënyrë formale-juridike kjo ofertë duhet të pranohet nga Këshilli, sepse të gjitha vendimet që i morëm nga sindikalistët, shumica prej tyre kanë kërkuar që rritja të jetë për 10 për qind nga janari i 2020-s, për çështjen tjetër, do të negociojmë në mënyrë shtesë”, tha Nedelkovi.

Nisin negociatat për ngritjen e statusit social të mësimdhënësve

“Sot, në tryezë kemi hedhur edhe çështje të tjera, të cilat janë parashtruar edhe në vendimin tonë që u dorëzua në MASh”, tha Nedelkovi.

Sipas tij, u hapën çështjet si ngritja e statusit social të mësimdhënësve;

  • në drejtim të regresit të pushimit vjetor,
  • kthim të shpenzimeve rrugore,
  • vlerësim real i punës në paralele të kombinuara dhe
  • realizim të pagesës për orët shtesë.

Maqedonia e fundit në rajon për pagat në arsim, ministri nuk dëshiron të flasë për rritje të re

Nga ana tjetër, ministri Ademi ka hedhur poshtë mundësinë për rritje të sërishme të pagave në arsim, edhe pse edhe me rritjen e sotme, Maqedonia e Veriut është më poshtë në rajon. Për një mësimdhënës fillestar, paga me rritje do të jetë 23 mijë denarë, ndërkaq për ata me përvojë mund të arrijë deri në 25 mijë denarë.

“Dy tre muajt e ardhshëm nuk dua të diskutoj për ngritje të pagave në sektorin e arsimit”, tha Ademi.

Sa për ilustrim, në Kosovë pagat në arsimin fillor arrijnë deri në 549 euro, vlerë e cila do të rritet  nga muaji janar me rritjen e re që u arrit në fillim të vitit 2019. Shqipëria ka paga pak më të ulëta se Kosova, deri në 500 euro në muaj, ndërkaq, më mirë është Mali i Zi deri në 725 euro në muaj. Më e mira është Kroacia e cila arrin vlerën deri 1 mijë euro në muaj.

Inserte nga takimi

MASH - SASHK
MASH – SASHK

Raundi i dytë i negociatave MASh – SAShK erdhi ngaqë kjo e fundit paralajmëroi grevë të përgjithshme për më 11 nëntor, ngaqë Këshilli nuk ishte i kënaqur me ofertën e parë të Qeverisë së RMV-s, që ishte rritje e pagave për 10 për qind nga prilli i 2020-s.

Që të parandalohet greva, rifilluan negociatat MASh-SAShK. SAShK-u ndryshe nga fillimi që kërkonte rritje të pagës për 25 për qind, tash thotë se e pranojnë ofertën që pagat të rriten për 10 për qind nga janari i 2020-s.

LEXO: Greva arsimore në RMV është anuluar, u paralajmërua ofertë e re nga Qeveria për rritjen e pagave
LEXO: Rritja e pagave në arsim, ministri Ademi: Nuk do të shqyrtohet sot në seancë qeveritare
LEXO: Takimi SAShK-MASh, u diskutua për datën dhe për përqindjen e rritjes së pagës
LEXO: Kronologji, si ndryshuan qëndrimet e Sindikatës së arsimit para marrëveshjes përfundimtare
LEXO: RMV, SAShK-u vendosi të shkojë në grevë të përgjithshme
LEXO: Zaevi: Jemi të vetëdijshëm se pagat në arsim janë të ulëta, por aq është kapaciteti i RMV-së
LEXO: Mësuesit të pakënaqur me 10 përqindëshin, kurse SAShK-u e quajti “imtësi” diskutimin për përqindjen e rritjes
LEXO: Nedelkovi vlerësoi se në publik do të pranoheshte rritja e pagës prej 15 për qind nga janari i 2020-s
LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button