RMV, 28 mijë vaksina janë blerë dhe së shpejti fillon vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit do të fillojë këto ditë, që është koha optimale për vaksinim, pasi që në vend kulmi i aktivitetit të virusit pritet nga fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me anë të furnizimit publik, theksohet, Ministria i ka blerë 28.000 vaksina për grip, me të cilat pa pagesë do të vaksinohen gratë shtatzëna në cilën do periudhë të shtatzënisë, fëmijë të moshës prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, persona të moshës mbi 65 vjeç dhe persona me sëmundje kronike.

Vaksinimi caktohet nëpërmjet mjekëve amë. Procedura për blerjen e vaksinave kundër gripit zbatohet brenda afateve të përcaktuara me ligjin për furnizim publik. Vaksina mund të pranohet gjatë gjithë sezonit. Gjithashtu, qendrat e shëndetit publik kanë blerë vaksina komerciale kundër gripit, që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët e tjerë qe dëshirojnë të vaksinohen, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button