Dy reporterët e Asamblesë së KiE: Formimi i Gjykatës Kushtetuese zbut tensionin politik

Dy raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas vizitës që zhvilluan në Tiranë, ku u takuan me aktorët kryesorë politikë.

Hunko dhe O’Reilly theksojnë se krijimi i Gjykatës Kushtetuese mund të ndihmojë në zbutjen e tensionit politik në Shqipëri, si dhe shprehen optimist për premtimin që kanë marrë se institucionet e reja të drejtësisë do të ngrihen deri në fund të vitit, transmeton TCH.

Dy raportuesit e KiE shprehen kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet parlamentare, por nga ana tjetër bëjnë thirrje për më shumë përpjekje nga mazhoranca për vendosjen e një dialogu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button