Gjykata Kushtetuese në “ngërç”, Presidenti letër Kuvendit kundër KED

Kur të gjithë mendonin se plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese kishte hyrë në rrugë të mbarë, krijohet ngërçi i radhës.

Pasi dekretoi kandidatin e parë Besnik Mucin, presidenti nuk ushtroi të drejtën për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Top Channel.

Arsyet ia përcolli Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe për dijeni kreut të Kuvëndit Gramoz Ruci.

“Fakti që të njëjtët aplikantë gjenden edhe në listën e Kuvendit, komplikon kompetencën kushtetuese të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, një përzgjedhje e mundshme e Presidentit, pa ruajtur radhën kronologjike që Kushtetuta përcakton, mund të sillte/sjellë teorikisht, deri edhe në vendosjen e Kuvendit në kushtet e pamundësisë praktike për të pasur numrin e nevojshëm të kandidatëve për zgjedhur anëtarët që i takojnë”, ka thënë Presidenti Meta.

Presidenti thotë se e mban këtë qëndrim nisur nga parimi kushtetues i kualitetit, bashkëpunimit, midis organeve shtetërore dhe nga gjetja e mundësive që Gjykata Kushtetuese të plotësohet sa më parë.

“KED-ja me përcjelljen e njëkohshme të listave të kandidatëve për plotësimin e të dy vakancave që i përkasin Presidentit të Republikës, e ka vendosur Institucionin e Presidentit të Republikës në vështirësi, duke u përpjekur të krijojë një gjendje fakti ku Presidenti sipas KED-së do të duhet të shprehet brenda afatit ligjor 30-ditor edhe për emërimin e gjyqtarit tjetër për plotësimin e vakancës tjetër, eventualisht përpara se Kuvendi të shprehet për emërimin e gjyqtarit të dytë kushtetues”, tha Meta.

Presidenti i Republikës, thekson se nëse do të ndiqte këtë logjikë siç ka vepruar administrativisht Kryetari i KED-së, kjo do të çonte domosdoshmërisht në shkelje të parashikimeve të dispozitave të Kushtetutës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button