Dendias: Refuzimi i BE-së për RMV-në dhe Shqipërinë mund të kthen situatën në pikë të vështirë

Nikos Dendias, ministri i punëve të jashtme të Greqisë para takimit me Zoran Zaevin dhe Nikolla Dimitrovin nesër, ka folur për raportet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Çështja është çka do të ndodhë. Nëse përsëritet “jo”, ajo nuk të kthen prapa në pikën fillestare të diskutimit. Ajo të kthen shumë më prapa dhe në pikë më të vështirë. Prandaj dua të bisedoj me të dytë, të shoh si duket situata, çka bëjnë, si është gjendja e brendshme, të më informojnë”, tha Dendias për takimin.

Ai deklaroi se marrëveshjet ndërkombëtare, si ajo e Prespës nuk ka mundësi të kthehet mbrapa, dhe do të zbatohet në rregull, njëjtë sikur nuk mundet të ndryshojë emri i Maqedonisë së Veriut.

Dendias ka folur edhe për takimin e fundit me Lavrovin në Moskë.

“I kam shpjeguar se gjithë këto nuk janë veprime kundër Rusisë. Ne nuk jemi armiq të Rusisë. Mund të jemi të dobishëm për rusët, pasi e kemi atë rol dhe për atë se mund të kemi marrëdhënie të mira me ta”, ka thënë Dendias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button