Hoti: Grupet punuese VV-LDK përmbyllën diskutimet

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se sot është mbajtur takimi i fundit i grupeve punese të VV-së dhe LDK-së, transmeton KlanKosova.

Hoti në një prononcim për media deklaroi se tani ka mbetur të takohen të dy kryetarët e partive dhe të konkretizojnë dhe formalizojnë këtë marrëveshje.

Kemi arritur t’i përmbyllim pothuajse të gjitha çështjet programore si zhvillimin ekonomik, shëndetësinë, kulturën, sportin, politikat sociale, për çështje të diasporës, për çështje të energjetikës”.

“Sa na përket neve si grupe punuese në aspektin profesional kemi arritur t’i përmbyllim diskutimet tona dhe jemi të gatshëm tash që këtë marrëveshje shumë shpejtë për 2-3 ditët e ardhshme në formë të shkruar të draftuar ta dorëzojmë tek kryetarët e partive të cilët besoj që duhet të ulen menjëherë pas certifikimeve të rezultateve për të konkretizuar dhe formalizuar këtë marrëveshje”.

“I falënderoj edhe koleget nga VV-ja dhe nga LDK për durimin e treguar në detale dhe argumente të treguar nëpër fushat që i përmenda që do të zbatohen në 4 vitet e ardhshme. Po besoj të gjithë qytetarët janë të informuar për mënyrën se si ne i kemi zhvilluar këto negociata besoj që kemi arritur një standard të ri se si arrihen marrëveshjet”, tha Hoti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button