Inter në panik, Conte humbet lojtarin e rëndësishëm

Sikur të mos mjaftonte humbja në mesjavë ndaj Borussia Dortmund, Inter merr një tjetër lajm të hidhur, transmeton OraNews.

Zikaltërit u mposhtën me përmbysje, 3-2 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League, duke ndërlikuar fatet në grupin F.

Ndërkohë, nga infermieria e italianëve konfirmohet dëmtimi i rëndë i Matteo Politano. Sulmuesi u fut si zëvendësues në ndeshjen e “Signal Iduna Park”, por pak sekonda pasi gjendej në fushë pësoi një goditje të rëndë në kavilje.

Një raport mjekësor në faqen zyrtare të klubit ka konfirmuar “një fryrje në kyçin e këmbës së majtë” dhe se ai do të ketë nevojë për vëmendje në javët e ardhshme.

Si pasojë, 26-vjeçari do të mungojë për 1 muaj, ku pritet të humbasë ndeshjet ndërkombëtare me kombëtaren e Italisë, si dhe ndeshjet kundër Verona, Torino dhe SPAL, plus përplasjen vendimtare të Ligës së Kampionëve me Slavia Pragën.

Politano bëhet kështu futbollisti i tretë që përfundon në infermierinë e zikaltërve, pas Alexis Sanchez dhe Danilo D’Ambrosio.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button