Qyteti i Shkupit kritikoi ambasadat se si i parkojnë veturat në rrugë

Veturat diplomatike të ambasadave duhet të parkohen në vendet e parapara për parkim, përndryshe do të merren masa ndaj tyre nga NP “Parkingu I Qytetit”, ka vendosur Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Automjetet diplomatike duhet të parkohen në mënyrë të rregullt, duke mos e rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik dhe duke mos e penguar lëvizjen e këmbësorëve apo të çiklistëve”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Ambasadat disa herë kanë marrë vërejtje nga Qyteti i Shkupit në lidhje me mosrespektimin e këtyre rregullave.

“Kontrollorët e NP “Parkingu i Qytetit” çdo ditë ballafaqohen me automjete me targa diplomatike të parkuara në mënyrë të parregullt. Qyteti i Shkupit mban qëndrimin që ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njëlloj dhe në Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike theksohet që përfaqësuesit diplomatik duhet t’i respektojnë ligjet dhe rregullat locale”, thuhet në reagimin e Qytetit.

Njëkohësisht i bëhet apel qytetarëve që të dërgohen mesazhet në kohë, në mënyrë që mos të dënohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button