fbpx

Ambasadorja gjermane thotë se nuk duhet të presim shumë nga Samiti i qershorit

Qëndrimi i Gjermanisë në lidhje me kontestin  e emrit me Greqinë është se ajo është çështje bilaterale mes Greqisë dhe Maqedonisë, ka deklarua në intervistën  për radion  “Evropa e Lirë”,  ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Gudrun Shtajnaker. Ajo ka shtuar se çdo zgjidhje për këtë kontest është i mirëseardhur.
 
 Shtajnaker komentoi edhe pritshmëritë nga Samiti  i Qershorit dhe porositi që nuk duhet pritur shumë nga ky samit.

 “Nuk e di, do thoja , se nuk duhet të pritet shumë për shkak se edhe mund të dëshpëroheni, por gjithashtu dua të them se asnjëherë nuk duhet të thoni jo. Pranoni çdo progres që do të arrini. Në samitin e kaluar konkluzionet ishin pozitive dhe inkurajuese për Maqedoninë andaj unë personalisht shpresoj që samiti i BE-së atë që më së paku do ta jep është porosia pozitive dhe inkurajuese për Maqedoninë. Kjo është dëshirë e imja”, ka deklaruar ambasadorja gjermane.

Gudrun Shtajnaker, duke theksuar se palët në këtë kontest, janë ata që duhet ta zgjidhin atë, tha se për Gjermaninë do të ishte e mirëseardhur çdo zgjidhje, duke përfshirë edha atë që të jepet  pëlqimi për  fillimin e negociatave dhe më pas  të zgjidhet kontesti, por për këtë, deklaroi ajo, duhet të pajtohen të dyja palët.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close