Në vend të shfuqizimit, Qeveria emëroi drejtor ekonomik në institucione shëndetësore

Edhe pse Qeveria aktuale premtoi shfuqizim të drejtorëve organizativ, të njohur në publik si drejtorë ekonomik të institucioneve shëndetësore, kjo gjë nuk ka ndodhur. Përkundrazi, Qeveria aktuale vazhdon të emërojë edhe drejtorë të tjerë, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se ka emëruar dy drejtor dhe dy ushtrues të drejtorit në institucione shëndetësore. Ndër këta, është edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit organizativ.

Në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Pediatria, është emëruar Natasha Njdanovska-Apulloska dhe Klinikën Universitare për Kirurgji në fytyrë, nofull dhe qafë – Kirurgjia maksilofaciale, Danica Popoviq-Monevska. Ndërkaq, për ushtrues detyre janë emëruar drejtori organizativ, Naser Muaremi në Klinikën Universitare për Kardiologji, dhe ushtruese e detyrës së drejtorit mjekësor, Xhemile Jusufi në Klinikën Universitare të Biokimisë.

Posti i drejtorit organizativë nga mediat është cilësuar si post partiak – politik, ndërkaq shfuqizimin e tij e pati paralajmëruar ish ministri Arben Taravari dhe ministri aktual i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nga Ministria e Shëndetësisë, paraprakisht kanë njoftuar se shfuqizimin e këtij posti e ka bllokuar partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Filipçe pati premtuar se nga fillimi është duke e shqyrtuar mundësinë e shfuqizimit të këtij posti, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Përndryshe, fuqizimi i këtij posti në institucionet shëndetësore u bë para 12 vjetësh, nga partia atëherë në pushtet, tash në opozitë VMRO-DPMNE, kurse pjesën dërmuese të tyre e kanë bartur shqiptarë kryesish radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim. I tillë ka qenë rasti me Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive të Bardha në Kozle, me Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, me Gjinekologjinë në Çair, me Klinikën e Pediatrisë dhe me Spitalin “Shën Naumi i Ohrit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button