Kina filloi punën në teknologjinë e komunikimit 6G

Kina ka filluar punët kërkimore dhe zhvillimore për rrjetet mobile 6G, vetëm pak kohë pas lëshimit në përdorim të 5G, tha Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët nga ministritë përkatëse u mblodhën në kryeqytetin Pekin për të diskutuar teknologjinë e komunikimit 6G, thuhet në një deklaratë të ministrisë të mërkurën.

Pekini themeloi një ekip prej 37 ekspertësh të telekomunikacionit nga universitetet, institutet kërkimore dhe ndërmarrjet për të përcaktuar karakteristikat teknike të 6G.

Ekipi ishte i ngarkuar të provonte fizibilitetin shkencor të lidhjes së internetit të gjeneratës së ardhshme.

Zv.ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Wang Xi tha se 6G aktualisht është në fazën fillestare.

Ai theksoi se vendi i tij duhet t’i kushtojë “rëndësi të madhe” teknologjisë.

Më 1 nëntor, tre operatorë kinezë të mbështetur nga shteti lançuan shërbime pa tel të gjeneratës së ardhshme, të cilat mund të ofrojnë shpejtësi të të dhënave të paktën 20 herë më shpejtë se 4G.

Shërbimet fillestare 5G do të jenë në dispozicion në rreth 50 qytete kineze, përfshirë Pekinin dhe Shangain.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button