Mbretëreshën Elizabeth nuk do ta shihni të veshur me diçka prej pellushi për një arsye prekëse

Mbretëreshën Elizabeth nuk do ta shihni më të veshur me diçka prej pellushi. Vendimi i saj është pritur mirë nga aktivistët që mbrojnë të drejtat e kafshëve, shkruan Class. Pse?

Shumë prej veshjeve të Mbretëreshës ishin të realizuara me lëkurën e kafshëve dhe kjo ka bërë që vendimi i saj të pritet mirë tek adhuruesit e kafshëve. Mirëpo, sa herë që Mbretëresha do të vizitojë një vend të ftohtë, ose qoftë edhe në Londër, ajo do te veshë një pellush fals për të qëndruar ngrohtë.

Mbretëresha

Përjashtim mund të bëjnë vetëm ceremonitë tejet të rëndësishme, aty ku Mbretëresha do të “detyrohet” të veshë pellush prej vërteti. Të njëjtin vendim duket se e zbatojnë edhe dukesha Kate dhe Meghan, të cilat nuk preferojnë që të veshin pellush të vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button