fbpx

Zaev: “Vetingu” në gjyqësor pas zgjedhjeve parlamentare

Procesi i “vetingut” në gjyqësor do të shqyrtohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit, njofton Portalb.mk.

“Vetingu në gjyqësor, sipas të gjitha gjasave është procedurë që do të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare. Me vendimin për zgjedhje parlamentare, zhvendoset hapësira, edhe këtë du muaj, pastaj do të kemi Qeveri teknike e cila sipas ligjit nuk guxon të merret me organizim dhe mbështetje të kësi lloj procedurash”, u përgjigj kryeministri Zaev në pyetjen e Portalb.mk.

Ndryshe, dje nga BDI-ja paralajmëruan se temën e “vetingut” do ta përfshijnë në programin zgjedhor.

VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button