Greva arsimore në RMV është anuluar, u paralajmërua ofertë e re nga Qeveria për rritjen e pagave

Sot është anuluar greva arsimore e 11 nëntorit në Maqedoninë e Veriut, deri në gjetjen e ofertës së re të rritjes së pagave nga Qeveria, ngaqë oferta paraprake nuk u pranua nga Këshilli i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK). Megjithatë, u paralajmërua se është arritur tashmë marrëveshje për rritje të re të pagave, transmeton Portalb.mk.

Oferta e re që pritet të dalë nga marrëveshja, do t’i nënshtrohet shqyrtimit sërish me skemë të njëjtë të procesit:

  • Publikimi i ofertës nga MASh-i
  • Shqyrtimi në Këshillin e SAShK-ut
  • Miratimi i vendimit nga SAShK-u në lidhje me ofertën, pas kësaj janë dy opsione të tjera
  • Fuqizim të grevës paralajmëruese të 11 nëntorit apo pranim të ofertës së MASh-it.

Kjo u bë e ditur sot nga kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK), Jakim Nedelkov, ministri Arbër Ademi dhe kryeministri Zoran Zaev.

“Kemi sjellë vendim që vendimi për hyrjen në grevë për më 11 nëntor, ta hedhim në pauzë. Ajo bazohet në analizat të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe ajo është që për rritjen e pagës nga 1 janari, janë të nevojshme dhe u duhen edhe disa ditë nga ana e MASh-it, që përfundimisht të sigurohen mjete të cilat do t’i përmbushin kërkesat e tona”, tha Nedelkovi.

Nedelkovi shpreson se oferta e re nga MASh-i do të dorëzohet sa më shpejtë që mundet.

“Shpresojmë që MASh-i ofertën do ta dorëzojë me kohë dhe me këtë edhe Këshilli të sjellë vendim shtesë”, tha Nedelkovi.

MASh-i është duke i shqyrtuar mjetet buxhetore

Për realizim të ofertës së re, ministri Ademi tha se është duke zhvilluar konsultime me resoret tjera për të gjetur mjetet.

“Edhe sot kolegët e institucionit tim, por edhe të institucioneve tjera bëjnë përpjekje shtesë, në drejtim të sigurimit të mjeteve të domosdoshme, për rritjen e ardhshme të pagave. Për këtë kam ardhur këtu, që mos të realizohet vendimi i SAShK-ut, që ta përkeqësojë më keq situatën”, tha Ademi.

Ai tha se deri në fund të ditës do të ketë pasqyrë të qartë për mjetet.

“Deri në fund të ditës do të kemi pasqyrë të qartë për gjendjen”, tha Ademi. 

Se ka marrëveshje për ofertë të re dhe se po zhvillohen konsultime për sigurim të mjeteve buxhetore për realizim të rritjes së re të pagave, paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev në ngjarjen e shënimit të Ditës së Alfabetit Rom.

“Sa më jepet përgjigje në këtë pyetje, por do ia lë nderin ministrit të Arsimit”, tha Zaevi.

Kryeministri Zoran Zaev
Kryeministri Zoran Zaev

Portalb: Do të thotë ka marrëveshje?

“Ministri Ademi është duke zhvilluar konsultime me ministren e Financave dhe me resore tjera, sepse buxheti është aq, dhe shikojmë që prioritetet t’i realizojmë”, tha Zaevi.

Shqyrtimi i buxhetit për sigurim të mjeteve për realizim të rritjes së re të pagave në arsim, erdhi pasi Këshilli i SAShK-ut paralajmëroi grevë të përgjithshme për më 11 nëntor, ngaqë nuk ishin të kënaqur me ofertën paraprake të Qeverisë, e cila ishte rritje e pagave në arsim fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 për qind nga prilli i 2020-s.

Që të parandalohet greva, rifilluan negociatat MASh-SAShK. SAShK-u ndryshe nga fillimi që kërkonte rritje të pagës për 25 për qind, tash thotë se e pranojnë ofertën që pagat të rriten për 10 për qind nga janari i 2020-s.

LEXO: Rritja e pagave në arsim, ministri Ademi: Nuk do të shqyrtohet sot në seancë qeveritare
LEXO: Takimi SAShK-MASh, u diskutua për datën dhe për përqindjen e rritjes së pagës
LEXO: Kronologji, si ndryshuan qëndrimet e Sindikatës së arsimit para marrëveshjes përfundimtare
LEXO: RMV, SAShK-u vendosi të shkojë në grevë të përgjithshme
LEXO: Zaevi: Jemi të vetëdijshëm se pagat në arsim janë të ulëta, por aq është kapaciteti i RMV-së
LEXO: Mësuesit të pakënaqur me 10 përqindëshin, kurse SAShK-u e quajti “imtësi” diskutimin për përqindjen e rritjes
LEXO: Nedelkovi vlerësoi se në publik do të pranoheshte rritja e pagës prej 15 për qind nga janari i 2020-s
LEXO: Rritja e pagave, Sindikata i dha edhe një javë Arbër Ademit për prezantimin e ofertës
LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button