Ideja për “shengen të vogël” të shtunën do të përpunohet në Ohër

Të shtunën në Ohër do të vazhdojnë takimi trepalësh mes autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë për lehtësimin e protokollit të mallrave, kapitalit dhe njerëzve, njofton Portalb.mk.

Datën për mbajtjen e takimit, në kuadër të iniciativës për vendosjen e të ashtuquajturit “shengenit të vogël”, e ka publikuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nëpërmjet telefonit ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama për takimin e ardhshëm në Ohër, në të cilin do të vazhdojnë bisedimet për vendosjen e “shengenit të vogël”.

Më 10 tetor, Vuçiq në Novi Sad i ka ftuar Ramën dhe Zaevin, që bisedimet për largimin e pengesave për lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve të vazhdojnë në Ohër, ku pritet të paraqiten masat konkrete.

Ky lajm për takim në Ohër vjen menjëherë pas takimit me përfaqësuesin e SHBA-së, Methju Palmer, i cili paraprakisht ishte në Shkup.

Në konferencën e përbashkët me Palmerin, Vuçiq theksoi se Serbia është e përkushtuar në bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që duket edhe nëpërmjet vazhdimit të takimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë javë në Ohër, ndërkaq më pas edhe me vendet tjera të rajonit. Presidenti serb i është falënderuar SHBA-së për mbështetjen e kësaj ideje.

“Hapur mund të them se SHBA e ka përkrahur këtë ide, e cila është e bazuar në katër liritë themelore të lëvizjes së mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit dhe ne presim edhe mbështetje shtesë nga Palmer dhe nga SHBA në përgjithësi.

Palmer paralajmëroi se tema kryesore e takimit me presidentin Vuçiq ka qenë situata politike në rajon dhe çështja e Kosovës, duke theksuar se SHBA dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button