Kompanitë e Maqedonisë së Veriut janë të përgatitura për anëtarësim të vendit në NATO

Një numër i madh i kompanive tona janë të përgatitura për anëtarësimin e vendit në NATO dhe ne si shtet në vazhdimësi marrim masa që t’ia lehtësojmë punën, ndërkaq me atë të munden të jenë konkurrente edhe me kompanitë nga shtetet më të zhvilluara, duke e pasur parasysh se vendet më të zhvilluara janë anëtare të NATO-s, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fjalimin e ti në panel diskutimin në temën “Komuniteti i biznesit në Maqedoninë e Veritu si partner në NATO”, në kuadër të Karavanit NATO, që u mbajt dje në Strumicë, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se është i sigurt se nëpërmjet masave të cila ti ka marrë Qeveria, të cilat krijuar bashkë me odat ekonomike dhe komunitetin e biznesit, kompanitë e RMV-së do të jenë konkurrente në tregjet.

“Ne e krijuam Planin për zhvillim ekonomik, i cili është plotësisht transparent. Ai plan u jep kompanive që në kohë të dinë se ne si shtet si t’i ndihmojmë, dhe jo ajo të jetë e drejtë diskrecionale të ministrit, zv/kryeministrit ose të ndonjë ushtruesit të funksionit, dhe me atë kompanitë tanimë e tregojnë rezultatin, e atë e tregojnë edhe numrat që dalin nga ana e Entit Shtetëror për Statistika. Do të thotë se kemi rritje të prodhimit industrial, ulje të papunësisë në shtet dhe në vazhdimësi rritet paga mesatare, ndërkaq me masat e fundit për rritjen e pagës minimale, gjithsesi se ajo do të jetë spirale për rritje të të gjitha rrogave dhe do t’i motivojë punëtorët dhe me atë do të jenë më produktiv, ndërkaq kompanitë tona do të jenë më konkurrente jo vetën në rajon, por edhe në tregon në NATO”, theksoi Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button