Liberali Ilhan Kjuçjuk e mori postin e raportuesit për RMV-në në Parlamentin Evropian

Euro deputeti bullgar nga radhët e liberalëve, Ilhan Kjuçjuk, është raportuesi i ri për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian. Ai u zgjodh dje në komisionin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, transmeton Portalb.mk.

Kjuçjuk do të udhëheqë me këtë post për pesë vitet e ardhshme, në vendin e sllovenit Ivo Vajgëll.

Roli i raportuesit të Parlamentit Evropian është të përgatitë raporte mbi rrjedhën e reformave në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë bazë për qëndrimin e Parlamentit Evropian.

Ilhan Kjuçjuk vjen nga Partia Liberale “Lëvizja për të drejta dhe liri” (LDL), e cila i përket familjes liberale-demokratike, Rimëkëmbja, në të cilën anëtarë është edhe presidenti francez.

Ky është mandati i dytë i tij si euro deputet, ai është anëtar i komisionit për punë të jashtme dhe nënkryetar i Delegacionit Evropian në Komitetin e Përbashkët Parlamentar me Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button