LSDM e zgjodhi Nikollovskin për shef të shtabit zgjedhor, po përgatit edhe program të ri zgjedhor

Me propozim të kryetarit Zoran Zaev, Bordi Qendror i LSDM-së, në seancën e djeshme njëzëri e ka zgjedhur Lupço Nikollovskin për shef të shtabit zgjedhor të partisë për zgjedhjet parlamentare. Njëkohësisht, Bordi Qendror e ka obliguar nënkryetaren e partisë, Radmilla Shekerinska, t’i koordinojë aktivitetet për programin e ri zgjedhor të partisë, për zgjedhjet e caktuara për më 12 prill, njofton Portalb.mk.

Komisionet partiake të LSDM-së dje kanë filluar procesin e përgatitjes së programit të ri zgjedhor të socialdemokratëve, e cila duhet të ofrojë masa reale, të realizueshme, thelbësore dhe politike në interes të qytetarëve. Bordi Qendror i LSDM-së ka zgjedhur edhe Komision të ri partiak për sport, kryetar i të cilit është emëruar, Naumçe Mojsoski.

Nga partia, theksojnë se programi i ri zgjedhor do të dalë nga qytetarët dhe nevojat e tyre.

“Në atë drejtim të gjitha komentet, vërejtjet dhe sugjerimet që i marrim në takimet në mëhalla dhe mjedise urbane, në tribuna dhe takime me qytetarët i procesuojmë nëpërmjet komisioneve përkatëse partiake në zgjidhje të cilat do të jenë themel në programin e ri”, theksojnë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button