Gostivar, u prezantua Techsoup, programi që ju mundëson organizatave të marrin softuer falas

Organizatat jofitimprurëse në Maqedoninë e Veriut mund të marrin produkte softuerike falas ose me pagesë minimale të taksës administrative. Mundësinë e tillë e prezantuan sot përfaqësuesit e Fondacionit Metamorfozis në Qendrën për resurse në Gostivar para organizatave joqeveritare.

Të pranishmit fundit u njohën me detajet e programit amerikan për donacione softuerike Techsoup, partner zyrtar në Maqedoninë e Veriut i së cilit është Metamorfozis.

“Techsoup është urë lidhëse ndërmjet OJQ-ve dhe partnerëve donatorë, të cilët me donacionet e softuerit të tyre e ndihmojnë sektorin civil në transformimin digjital, duke e arritur kështu potencialin e tyre maksimal me shpenzime minimale” tha koordinatori i projektit, Valon Abdiu.

Ai e prezantoi programin, duke shpjeguar në fillim se çfarë mundësish u ofrohen OJQ-ve, kush janë donatorët në këtë program dhe cilat produkte softuerike ofrohen për OJQ-të në kuadër të Techsoup-it.
OJQ-ve iu prezantua një krahasim i çmimeve komerciale të produkteve softuerike me taksën administrative, të cilën do ta paguanin për produktin e njëjtë nëse do ta porosisnin në faqen e Techsoup Maqedonia e Veriut.

Më pas, ai shpjegoi se si OJQ-të mund të regjistrohen në këtë platformë, çfarë dokumentesh nevojiten gjatë procesit të regjistrimit, si dhe kualifikimin përfundimtar pas shqyrtimit të dokumentacionit të parashtruar.

Gjithashtu, pjesëmarrësve iu tregua praktikisht se si mund të porositen produktet, si bëhet pagesa, dhe në fund se si shkarkohen dhe si instalohen produktet e blera.

Aplikimet dhe porositjet bëhen në faqen e Techsoup – Maqedonia e Veriut.

Gostivar, u prezantua Techsoup
Gostivar, u prezantua Techsoup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button