Pendarovski mbajti takim me anëtarët e Senatit të Italisë

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, pas vizitës me homologun Matarela, po vazhdon takimet me zyrtarët italian në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, transmeton Portalb.mk.

Ai u takua me senatorin Etore Liçeri, kryetar i Komitetit për Çështje Evropiane, senatorin Luçiano D’Alfonso, kryetar i grupit për miqësi me Unionin interparlamentar si dhe anëtarë të Komisioneve të Senatit.

Pendarovski është shprehur për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në kuadër të grupeve parlamentare, duke vlerësuar praktikat e Parlamentit të Italisë.

Pendarovski i shprehu mirënjohje përfaqësuesve të Parlamentit të Italisë për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button