Mashtroi se vuante nga kanceri dhe mblodhi 10 mijë dollarë, por e pësoi keq

Një grua ka rënë në prangat e policisë pasi mashtroi se vuan nga kanceri për të mbledhur para nga fushatat humanitare, transmeton OraNews.

Autoritetet thanë se 31-vjecarja, e identifikuar si Jessica Ann Smith falsifikoi dokumentet mjekësore për të arritur qëllimin e saj.

Ajo krijoi dy hapësira për të mbledhur para, njërën në GoFundMe dhe tjetrën në Facebook. Aty deklaroi se i nevojiteshin donacione pasi supozonte se vuante nga kanceri në kolonë.

“Jessica po përballet me fatura mjekësore, shpenzime udhëtimi dhe pagesa për kujdesin e fëmijëve pasi nuk punon dot”, thuhej në fushatën e GoFundMe. Qëllimi i saj ishte të merrte 15 mijë dollarë, por mblodhi rreth 10 mijë dollarë.

Shumë shpejt, e vërteta u zbulua dhe Jessica ndodhet në rajonin e policisë ku do të marrë dënimin për akuzat e mashtrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button