Venko Filipçe dha afat se kur do të përfundojë tenderimi për ndërtimin e Qendrës së re klinike

Venko Filipçe, Ministri i shëndetësisë premtoi se në fillim të vitit të ardhshëm do të përfundojnë procedurat e tenderimit për ndërtimin e Qendrës së re klinike në Gjorçe Petrov, transmeton Portalb.mk.

“Do të thotë tani jemi para fillimit të fazës së dytë në të cilën duhet të fillojë dialogu dhe pas përfundimit të dialogut pason faza e tretë, që është vetë procedura e tenderit”, shtoi Filipçe.

Ai deklaroi se janë duke bashkëpunuar me komunën, që këta të fundit të sigurojnë rrymën, ujin, rrugën, si parakushte për fillimin e ndërtimit të Qendrës së re klinike.

Momentalisht është faza e dytë, ku kompania gjermane “Vamed” dhe ajo franceze “Bouygues construction” janë duke zgjedh ndërmarrjen që do të kryejë punimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button