Dana White konfirmon zbritjen në ring të Khabib: Po presim rikthimin e McGregor

Viti 2020 pritet të nis me duele të mëdha, transmeton OraNews.

Kur kanë mbetur për tu caktuar vetëm detajet për sfidën mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson, presidenti i UFC, Dana White i ka “hedhur” dorezat e boksit edhe Conor McGregor.

“Ne kemi nisur të mendojmë për vitin 2020. Conor ka thënë publikisht se dëshiron të kthehet dhe të luftojë vitin e ardhshëm. Viti i ri do të vendos përballë Tony dhe Khabib, si dhe Stipe MiocicDaniel Cormier. Ka kaq shumë luftime të mira vitin e ardhshëm,” tha ai gjatë konferencës për shtyp pas luftës së UFC 244.

Mbetet të vendoset data e përballjes së Nurmagomedov dhe Ferguson, por gjasat janë që të mbahet në muajin janar të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button