Ligji për adoleshentët në lidhje me lojërat elektronike

Qeveria kineze miratoi projektligjin për lojërat elektronike për minorenët, transmeton OraNews.

Ajo parashikon të reduktojë orët për fëmijët nën moshën 18 vjeç. Ata nuk do të lejohen të luajnë brenda orarit 22:00 deri në orën 08:00.

Gjithashtu minorenët mund të luajnë vetëm 90 minuta gjatë ditëve të javës ndërsa në fundjavë mund të luajnë deri në 3 orë.

Kjo vjen pas shqetësimit të shtetit kinez për fiksimin pas lojërave elektronike dhe aspektet negative që sjell ajo tek të rinjtë.

Kina është vendi i parë në biznesin e lojrave elektronike por përsëri e sheh të nevojshme miratimin e ligjit.

Madje dhe nga ana financiare, shteti ka vendosur limitime për vlerën monetare që një minoren mund të shpenzojë në llogarinë e tij online në lidhje me lojrat.

Në 2018 qeveria kineze ka kritikuar dhe ka publikuar efektet negative të lojrave elektronike dhe ka ngritur shqetësimin e mungesës ligjore.

Shumë kompani kanë reaguar kundër deklaratave të qeverisë pasi do të ndikojë negativisht në biznesin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button