Pendarovski-Matarela: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në BE

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut sot në Romë është pritur me nderime shtetërore dhe ushtarake nga homologu italian, Serxho Matarela, transmeton Portalb.mk.

Presidenti Pendarovski i shprehu mirënjohje Matarelës për kontributin e Italisë në rrugën euroatlantike të RMV-së.

Kabineti i presidentit Pendarovski raportoi se është pranuar iniciativa e Italisë që të mbahet takim i jashtëzakonshëm i Këshillit për punë të përgjithshme i BE-së ku do të hapet çështja për fillimin e negociatave për anëtarësimin e RMV-së dhe Shqipërisë në BE.

Në këtë kontekst Pendarovski nënvizoi se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në BE dhe nuk janë të pranueshme modelet tjera alternative për ndërtimin e marrëdhënieve të vendeve nga Ballkani Perëndimor me BE-në, të ndryshime nga standardet që i kaluan të gjitha anëtaret e BE-së si kandidate.

Presidentët e dy vendeve u dakorduan që vitin e ardhshëm të zhvillojnë një takim së bashku në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button