Qeveria do të harxhojë 2.8 milionë euro për zyra dhe parking në selinë e NATO-s

Qeveria e Maqedonisë së veriut do të harxhojë mbi 2.8 milionë euro për zyra dhe hapësirë për parking në selinë e NATO-s në Bruksel, njofton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme, Qeveria e ka miratuar informatën për blerje dhe adoptim të hapësirë për punë në selinë e NATO-s në Bruksel për nevojat e Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Lartësia e mjeteve financiare për këtë qëllim, për blerjen e 996,37 metra katrorë, gjegjësisht 878,10 metra katrorë neto të hapësirave administrative, për parkingun dhe për realizimin e punëve ndërtimore dhe adoptimit është 2.872.255 euro”, kumtuan nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button