Brenda një javë, ministri Ismaili hodhi gurthemelin për dy shtëpi të kulturës (FOTO)

Brenda një jave, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili ka hedhur gurthemelin për ndërtimin e dy shtëpive të kulturore, transmeton Portalb.mk.

Sot, guthemeli është hedhur në Bogovinë. Investimi që kap vlerën prej 25 milionë denarë, parasheh  punime në tokë, punimet për armimin e betonit dhe punimet e izolimit, në pajtim me Projektin Themelor të përpiluar nga Idea Grup nga Tetova.

“Kjo Shtëpi e Kulturës që sot fillojmë ta ndërtojmë, jam i bindur se do të bëhet një vend qendror në Bogovinë ku të gjithë njerëzit krijues nga rajoni do të kenë mundësinë për t’i realizuar potencialet e tyre dhe kështu të kontribuojnë në uljen e dallimeve midis qytetit dhe vetëqeverisjes lokale”, tha sot ministri Ismaili.

Hedhja e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës në Bogovinë
Hedhja e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës në Bogovinë
Hedhja e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës në Bogovinë, Albon Xhemaili, Afrim Gashi dhe Hysni Ismaili
Hedhja e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës në Bogovinë, Albon Xhemaili, Afrim Gashi dhe Hysni Ismaili

Më 31 tetor, ministri Ismaili ka hedhur edhe gurthemelin për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Likovë, investim ky që kap të njëjtën vlerë, 25 milionë denarë.

Ndërtimet e dy shtëpive të kulturës parashihen me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shfrytëzimin e mjeteve për dotacionet kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale në fushën e kulturës për vitin 2019.

Hedhja e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës në Likovë, Hysni Ismaili
Hedhja e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës në Likovë, Hysni Ismaili
Hedhja e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës në Likovë, Hysni Ismaili dhe Erkan Arifi
Hedhja e gurthemelit për ndërtimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës në Likovë, Hysni Ismaili dhe Erkan Arifi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button