Ambasadorja e SHBA-së në Shkup: Për “veting” në gjyqësor duhet të vendosin krerët e RMV-së

Ambasadorja amerikane Kate Brynes nuk u shpreh kundër procesit të vetingut në Maqedoninë e Veriut, mirëpo këtë punë e la në duar të krerëve të shtetit të cilët do të duhet të vendosin për këtë proces eventual. Megjithatë sipas saj duhet të ketë gjyqësi të pavarur dhe të paanshme, transmeton Portalb.mk.

“Si duhet dhe [ka duhet të bëhet me procesin e vetingut, është pyetje e cila duhet t’i parashtrohet lidershipit të vendit. Për procesin e vetingut duhet të vendosin vetë zyrtarët. Megjithatë është shumë me rëndësi që gjyqësori të shihet si institucion i cili lufton, që i mbështet institucionet tjera demokratike dhe është i pavarur dhe i paanshëm”, tha ambasadorja amerikane Brynes,  duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk.

Brynes sot para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore mbajti një ligjëratë publike ku ju drejtua studentëve për ndodhitë aktuale në vend, ajo fillimisht foli mosdhënien e datës për fillim të negociatave nga Bashkimi Evropian e më pas përçoi disa mesazhe motivuese deri te studentët të cilët sipas saj, me të drejtë janë të zhgënjyer nga ky proces.

Nga ana tjetër, Lidhja Socialdemokrate ende nuk e ka shqyrtuar propozim-ligjin e BDI-së për “veting” të funksionarëve, ndërkaq BDI-ja ende nuk e ka dorëzuar në Kuvend, pasi që nuk ka marrë përgjigje prej partive, por paralajmërojnë se të njëjtin do ta përfshijnë në programin zgjedhor.

VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button