Data e BE-së, ambasadori Zhbogar tha se është herët të flitet për metodologjinë e Francës

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar sot ka deklaruar “se është herët të flitet për metodologjinë e Francës” e cila parasheh ndryshime në procesin e zgjerimit të BE-së, transmeton Portalb.mk.

Ai nuk ka dashur ta komentojë metodologjinë, ndërkaq ka premtuar se BE-ja është këtu, për t’u ndihmuar qytetarëve.

“Do ta linja që politika e lartë e shteteve anëtare dhe në diskutimet në Bruksel të ndodh ajo. Delegacioni i BE-së dhe unë si ambasador mund t’ju them njerëzve se jemi këtu dhe i mbështesim. Për këtë shkak e kemi hapur “Shtëpinë Evropiane” ku shpresojmë se të rinjtë do të gjejnë vend për tu takuar, për të mësuar, për të krijuar dhe të zhvillojnë risi. Për këtë, tash përpiqemi t’u ndihmojmë kryetarëve të bëjnë ndryshime në komunat ku jetojnë, të jetojnë në mënyrë evropiane pavarësisht se a kanë filluar apo jo negociatat”, tha Zhbogari.

Deklarata e Zhbogarit vjen pasi Maqedonia e Veriut nuk arriti të marrë datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, sepse presidenti francez, Emanuel Makron ka refuzuar çfarëdo progresi në zgjerimin derisa nuk ndryshon metodologjia e procesit negociues, reformë e cila mund të zgjas me vite dhe për të cilën Parisi nuk jep përgjigje konkrete se si duhet të duket. Siç sqaroi ambasadori i Francës, Kristian Timonie, këtë metodologji Makroni do ta sqarojë gjatë vizitës që do ta realizojë në kryeqytetin e RMV-së, Shkup dhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ajo të ndodh edhe gjatë takimit me Pendarovskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button