Tetovë, ambasadorja amerikane: Mosmarrja e datës me BE-në, të mos jetë arsyetim për mosrealizim të reformave

Shpresoj që mos-dakordimi për dhënien e datës nga Bashkimi Evropian nuk do të shfrytëzohet si arsyetim për mosrealizim të reformave të nevojshme, ishte ky mesazhi që ambasadorja amerikane në Maqedoni, Kejt Meri Berns (Kate Marie Byrnes) e dha në ligjëratën e hapur sot në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), transmeton Portalb.mk.

Ambasadorja amerikane, Kate Byrnes sot para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore mbajti një ligjëratë publike.

“Unë e di se në Maqedoninë e Veriut tetori do të mbahet mend si muaji i zhgënjimit, ishte një zhgënjim i madh edhe për ne kur Bashkimi Evropian nuk i dha datë Maqedonisë së Veriut për fillim të negociatave, ne gjithmonë kemi qenë të zëshëm dhe kemi përkrahur integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian sepse konsiderojmë se është gjëja e duhur që duhet bërë. Mosdhënia e datës në tetor kishte shumë pak të bëje me Maqedoninë e Veriut, kurse gjithçka ishte si pasojë e vetë Bashkimit Evropian dhe këtë nuk e them vetëm unë, por edhe shumë shtete anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha ambasadorja amerikane, Kate Byrnes.

Ambasadorja amerikane Sh.S. Kate Marie Brynes në Universitetin e Evropës Juglindore.
Ambasadorja amerikane Sh.S. Kate Marie Brynes në Universitetin e Evropës Juglindore.

Para studentëve ajo potencoi se është e rëndësishme të thuhet se vendimi i Bashkimit Evropian për fillim të negociatave nuk ishte realisht vendim negativ, kurse u shpreh optimiste që në muajt në vazhdim ekziston ende shpresë për përgjigje pozitive.

“Është shumë e rëndësishme të theksohet se ajo çka ndodhi në tetor nuk ishte një vendim negativ apo pozitiv për shtetin, madje nuk kishte vendim fare, ata thjeshtë nuk arritën të dakordohen ndërmjet vete. Ne shpresojmë shumë që në muajt në vazhdim do të binden të gjitha shtetet anëtarë se Maqedonia e Veriut është gati dhe meriton të fillojë negociatat për anëtarësim në Unionin Evropian” theksoi Byrnes.

Në krah me të ishte edhe Besa Arifi, e cila ndau të njëjtat pikëpamje me ambasadoren në lidhje me zhgënjimin e të rinjve si dhe kombeve të bashkuara për mosdhënien e datës në muajin tetor nga ana e Bashkimit Evropian.

Menjëherë pas përfundimit të ligjëratës publike, u mbajt ceremonia e hapjes së Klinikës Ligjore të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku mori pjesë edhe rektori i këtij Universiteti, Abdylmenaf Bexheti. Kjo klinikë do të shërbeje për studentët e Fakultetit të Drejtësisë që përveç anës teorike të prekin edhe anën praktike të profesionit të tyre.

Ceremonia e hapjes të Klinikës Ligjore në Universitetin e Evropës Juglindore.
Ceremonia e hapjes të Klinikës Ligjore në Universitetin e Evropës Juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button