KLP kërkoi hetim disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Shqipëri i ka kërkuar kryeprokurores së përkohshme të përgjithshme, Arta Marka të nis hetim disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, njofton Ora News.

Në letrën drejtuar Markut, Kreu i KLP, Gent Ibrahimi i kërkon hetime për të verifikuar nëse prokurori Arjan Ndoj drejton një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore. Nëse po kjo do të përbënte shkelje disiplinore.

“Nisur nga të dhëna paraprake si dhe nga një prononcim dhënë për mediat nga prokurori Ndoji, bëhet me dije fakti që prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ky fakt nëse do të rezultonte i vërtetë, do të përbënte shkelje disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,”-shkroi Ibrahimi.

Neni 160/5 i Ligjit 96/2016“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe nenit 194/2 gërma ç, i Ligjit 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në rradhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Ibrahimi tha se atentati i 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua me armë zjarri ndaj makinës së Arjan Ndoji, ku mbetën të plagosur vetë prokurori, shoferi i tij, Andi Maloku si dhe Aleksandër Laho, është një ngjarje e rëndë në rradhët e magjistratëve si dhe të sistemit të drejtësisë në vend.

Në letrën që mban datën 6 nëntor, kërkohet të verifikohet nëse janë konsumuar apo jo prej tij shkeljet disiplinore të parashikuara nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button