RMV, ndërmarrjet e transportit ndërkomunal i fshehin të dhënat për autobusët dhe udhëtarët

Ndërmarrjet transportuese private në Maqedoninë e Veriut nuk janë transparente me publikun. Ata i fshehin të dhënat për numrin e udhëtarëve, të autobusëve dhe vitit të prodhimit të tyre për secilën linjë veçmas ku qarkullojnë ata. Si pasojë, nuk mund të kuptohet as niveli i vjetërsisë së autobusëve që voziten qytetarët, i mbingarkesës dhe investimit në këtë lloj të transportit, transmeton Portalb.mk. Këto të dhëna janë me rëndësi dhe duhet të jenë publike, sidomos pasi që në vend shpesh ka pasur fatkeqësi rrugore ku janë përfshirë autobusët.

Nga 37 ndërmarrje sa qarkullojnë në linja të transportit ndërkomunal, vetëm 14 prej tyre kanë e-mail adresa të publikuara dhe të qasshme për publikun.

Vetëm dy prej tyre janë përgjigjur në kërkesën për qasje deri te informatat me karakter publik që Portalb dërgoi më 23 shtator të këtij viti. Bëhet fjalë për ndërmarrjet “Ballkan Turs” dhe “Andon Pehçevo”.

Në përgjigjen ndaj kërkesës sonë, dy kompanitë e konfirmojnë trendin negativ, numri i udhëtarëve nga vitit 2016 deri në vitin 2018 është përgjysmuar.

Linja e “Ballkan Turs” nga Shkupi për në Kumanovë e cila në vitin 2016 ka pasur 500 udhëtarë, në vitin 2018 e njejta ka transportuar 250 udhëtarë.
Trend të rënies së udhëtarëve është regjistruar edhe me linjën Pehçev – Vinicë – Shkup të cilën e mirëmban “Andon Pehçevo”, e cila në vitin 2016 ka transportuar 7200 udhëtarë, ndërkaq vitin 2018 vetëm 5760 udhëtarë. Bashkërisht, këto ndërmarrje kanë 9 autobusë.  Ata transportojnë udhëtarë me autobusë të vjetër për më shumë se një dekadë.

Rasti i aksidentit të Llaskarcësi mbingarkesës së autobusëve dhe djegies së autobusëve, ndezi alarmin se siguria e udhëtarëve të transportit ndërkomunal është e brishtë. Që të shmangen situata të tilla dhe të rritet siguria në komunikacion, inxhinierët rekomandojnë tre ndryshime në procedurën e verifikimit të rregullshmërisë së autobusëve, e kurse transportuesit parashtrim të gjobave ndaj transportuesit dhe stacioneve të kontrollit teknik me pronar të njëjtë.

Brenda dhjetë vjetësh, megjithëse numri i udhëtarëve ka shënuar rënie, është rritur numri i autobusëve të transportit ndërkomunal dhe ndërkombëtar. Nga ana tjetër, në të dominojnë automjetet e vjetra, ngaqë për çdo të ri importojmë nëntë autobusë të vjetër.

Ndërkaq, nevoja për të kuptuar numrin e udhëtarëve në çdo linjë veçmas direkt nga ndërmarrjet, erdhi ngaqë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Enti Shtetëror i Statistikave nuk mbajnë evidencë të tillë.
Enti Shtetëror i Statistikave(ESHS) posedon vetëm me numrin e përgjithshëm të tyre, dhe jo për linjat veçmas. Me këtë nuk mund të kuptohet as niveli i investimit ndërmarrjeve transportuese dhe të stacioneve të transportit ndërkomunal, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe efikasitetit të transportit ndërkomunal.
Për evidentim të parregullsive, përgjegjës është Inspektorati Shtetëror i Transportit, i cili vepron me 15 inspektorë për rreth 1 mijë autobusë të transportit ndëkomunal dhe ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button