Aksidenti në Llaskarcë, një djalosh ka kërkuar ndihmë në telefon: Baba eja më shpëto

Fotografi më të dhimbshme dhe më të tmerrshme nuk kam parë në jetë, tha dëshmitari Muzafer Ziberi, banor i fshatit Llaskarcë, i cili i pari ka ardhur në vendin e aksidentit të autobusit në autostradën Shkupi-Tetovë më 13 shkurt, në të cilin kanë humbur jetën 16 persona, ndërkaq janë lënduar 38 të tjerë, njofton Portalb.mk.

“Jetoj 100 metra larg prej vendit ku ka ndodhur aksidenti dhe unë menjëherë kam ardhur me veturë te autobusi i rrokullisur. Dhjetëra persona kanë arritur që të dalin, por të tjerët… Ka pasur persona të bllokuar në autobus. Një djalosh vetëm bërtiste ndihmë nëpërmjet telefonit. “Babi eja të më ndihmosh”. Ndërkaq, këmbët i ka pasur ndër autobus. Ka pasur të vdekur. I pamë. Filloi diçka të tymoste dhe unë e mora në dorë aparatin për fikjen e zjarrit. Prej atyre që ishin jashtë kishte një vajzë e cila ishte e mbuluar në gjak. Qante, bërtiste shumë. E pash një njeri të shtrirë, e stërpika me ujë dhe erdhi në vetëdije. Vajza dhe personin që e ngjalla me ujë, për të cilin nuk e dija se ishte shoferi i autobusit dhe një udhëtar nga Shqipëria, i futa në veturë dhe menjëherë u nisa për në Spitalin Ushtarak drejt Shkupit”, tregonte Ziberi.

Të gjithë avokatët dhe gjykatësja Dijana  Gruevska, iu falënderuan Ziberit për ndihmën që e ka dhënë në shpëtimin e jetëve pas aksidentit.

Gjatë udhës, shoferi i autobusit e ka goditur Ziberin te këmbët dhe i ka thënë: “Më ngadalë, më ngadalë vozit!”.

Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski. Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button