SHBA-ja tha se Irani po shkon në drejtim të gabuar

Shtetet e Bashkuara thonë se zgjerimi i aktiviteteve të pasurimit të uraniumit në Iran është “një hap i madh në drejtim të gabuar”, njofton REL.

Teherani tha se do të fillojë injektimin e gazit të uraniumit në centrifugat në objektin Fordow, ku pasurimi i uraniumit u ndalua përmes në një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, me fuqitë botërore.

“Presioni maksimal ndaj Iranit do të vazhdojë të ushtrohet derisa të braktisë sjelljen e tij destabilizuese”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Më herët Irani tha se do të heqë dorë edhe nga një pjesë e angazhimeve që ka pasur me marrëveshjen bërthamore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në maj të vitit 2018 u tërhoq nga pakti bërthamor midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore dhe që atëherë ka rivendosur dhe zgjeruar sanksionet, si pjesë e një fushate të deklaruar të “presionit maksimal” kundër Iranit.

Trump kishte thënë se marrëveshje ishte e negociuar keq, dhe se ajo i mundësonte Teheranit, që për disa vite, të ketë armë bërthamore.

Ndërkohë, Teherani gradualisht ka ulur disa prej angazhimeve të tij në bazë të paktit, i cili e kishte frenuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Por, presidenti iranian tha se Teherani do të mbështesë të gjitha angazhimet e tij në bazë të marrëveshjes kur nënshkruesit e mbetur – Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina – të bëjnë të njëjtën gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button