Filloi ndërtimi i sallës sportive në Jegunovcë

Premtim: Ndërtimi i sallës sportive shkollore

Në programin parazgjedhor “Jetë në Jegunovcë për të gjithë“, me të cilin kryetari i Komunës së Jegunovcës, Darko Bllazheski, si kandidat i LSDM-së doli në zgjedhje lokale në vitin 2017, është dhënë premtimi për ndërtimin e sallës sportive shkollore. Ky premtim zgjedhor është duke u realizuar. Me 26 tetor (2019), kryetari Darko Bllazheski në profilin e tij në Facebook publikoi fotografi të fillimit të punëve ndërtuese të sallës sportive. Në këtë postim, mes tjerash, thuhet:

Për kënaqësinë time dhe të qytetarëve të Jegunovcës, prej sot fillojmë me realizimin e këtij projekti. 

Mjetet për ndërtimin e këtij projekti janë siguruar me ndihmën e Qeverisë, dhe këtë e tha edhe vet kryetari i komunës:

Qeveria e RMV-së, e udhëhequr nga LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev, siguruan mjete për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. 

Nga sektori për ndërtimtari në Komunën e Jegunovcës vërtetuan se salla sportive ndërtohet në suaza të shkollës fillore “Aleksander Zdravkovski” dhe pretenduan se buxheti është siguruar me ndihmën e Qeverisë së RMV-së. Sipas këtyre informacioneve dhe verifikimit në vendngjarje, mund të konstatohet se premtimi i kryetarit të Komunës së Jegunovcës, Darko Blazhevski, për ndërtimin e sallës së re sportive, është duke u realizuar. 

Burimi: Vërtetmatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button