RMV, Vitlarov: Ata që e kryejnë punën me përgjegjshmëri s’ka pse të frikësohen nga vetingu në gjyqësor

Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Todor Vitlarov, ka deklaruar se prokurorët që e kryejnë detyrën me përgjegjshmëri, nuk kanë arsye që të frikësohen nga vetingu, i cili sipas tij duhet që të organizohet mirë që të mos keqpërdoret, njofton Portalb.mk.

“Nëse përpiqemi ndaj shteti ligjor dhe luftës kundër korrupsionit këtë proces mund ta zbatojnë vetëm profesionistët e ndershëm me integritet. Çdokush që në mënyrë përgjegjëse dhe me përgjegjshmëri e kryen detyrën nuk ka prej çfarë të frikësohet. Megjithatë, vetingu duhet që të mendohet mirë që të mos ketë keqpërdorim nga strukturat politike. Kontrollet mund ta përjashtojnë ndonjë, me çka edhe më shumë do të ulet numri i prokurorëve, i cili për momentin nuk është i mjaftueshëm, kështu që do të duhet veting praktikues dhe profesional”, thotë për TVNOVA Vitlarov.

Ai shtoi se  gjyqësori ka shumë punë, por pak kuadër.

“Maqedonia ka rreth 500 gjykatës dhe pak më shumë prokurorë. Sipas numrit të gjykatësve është pak mbi mesataren evropiane, por është e çuditshme, në Maqedoninë e Veriut, edhe pse ka më shumë gjykatës nga mesatarja e nevojshme, megjithatë gjykatat janë të mbingarkuara me lëndë. Një ndër arsyet gjithsesi është shfrytëzimi jo i mjaftueshëm i metodave tjera për zgjidhje të kontesteve jashtë gjykatave, si ndërhyrja, por edhe nxitja e qytetarëve që të padisin për gjithçka, madje edhe kur nuk ka nevojë. Por, që të ulet mbingarkesa dhe të krijohet atmosferë objektive në proceset gjyqësore, do të duhet patjetër që të kihet kujdes gjatë vetingut eventual në gjyqësor”, shtoi Vitlarov.

“Vetingu” është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i “vetingut” mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e “vetingut”.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button