Presidenti Pendarovski sot do të realizojë vizitë në Itali

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do të realizojë vizitë zyrtare në Itali, njofton Portalb.mk.

Ai pritet të takohet me homologun e tij italian, Serxho Matarela.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e krerëve shtetërorë të RMV-së në Itali. Paraprakisht kryeministri Zoran Zaev është takuar me homologun e tij italian, Xhuzepe Konte.

Italia llogaritet ndër mbështetësit më të fuqishëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për nisjen e negociatave për anëtarësimin e këtyre shteteve në Bashkimin Evropian (BE).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button