Dje nuk pati kuorum, seanca për emërimin e Ramçilloviqit pritet të mbahet sot

Për shkak të mospasje së kuorumit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, seancën e 116-të në rendin e ditës të së cilës ishte propozimi për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ka caktuar për sot në ora 15:00, njofton Portalb.mk.

Për nënkryetar të Kuvendit, është propozuar Zeqir Ramçilloviqi, nga grupi të deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM).

Ramçilloviqi ishte pjesë i grupit të deputetëve të cilët u përjashtuan nga VMRO-DPMNE-ja pasi votuan për ndryshimet kushtetuese që u parapanë me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Në postin e nënkryetarit vjen pasi Vesel Memedi dha dorëheqje. Ndërkaq, që nga 1 nëntori në Parlament funksionon si deputet i pavarur.

Sipas paralajmërimit të Xhaferit, nesër, nëse ka kushte varësisht nga rrjedha e seancës, në një moment të caktuar do ta ndërpresë seancën e 116-të dhe do ta vazhdojnë seancën e 111-të në të cilën duhet të votohet për Propozim-ligjin për akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button