LSDM për model zgjedhor me një njësi zgjedhore, por me lista të mbyllura

Zoran Zaev, lideri i partisë së LSDM-së është shprehur edhe një herë për një model zgjedhor me një njësi zgjedhore, pas tryezës me temë “Ndryshimi i modelit zgjedhor prej gjashtë në një njësi zgjedhore dhe lista të hapura”, transmeton Portalb.mk.

“Nga debati i hapur nga nisma, e udhëhequr nga Popovska, por edhe deputetë të tjerë, deri tani 15 deputetë, shumica e qytetarëve presin të hapet nevoja për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor dhe të inkorporohet model i ri zgjedhor. Të gjithë duan të bëjnë më shumë për këtë popull”, deklaroi Zaev.

Zaev nuk shprehet i gatshëm për ndryshimin me lista të hapura, duke dyshuar se shoqëria nuk është e gatshme për ndryshime të shumta përnjëherë. Ashtu që propozon që në zgjedhjer lokale të vitit 2021 mund të ndodh ai ndryshim.

Në këtë takim munguan përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

“Edhe te ato ka kapacitet demokratik edhe ato të fitojnë nga kjo punë, nëse dikush humb ajo do të jetë LSDM-ja, pastaj VMRO-DPMNE, pastaj të tjerët nuk humbin”, shtoi kryeministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button