Kjo është arsyeja pse i ndalohet të pilotojë avionë për gjithë jetën (FOTO)

Një pilot është ndaluar të drejtojë avionin pasi një foto e një pasagjere në kabinë u bë virale, transmeton OraNews.

Fotografia u realizua në 4 janar gjatë një fluturimi të Air Guilin nga Guilin në qytetin e Yangzhou.

Por foto u përhap në mediat sociale këtë javë, dukë bërë që linja ajrore të ndërmarrë veprime.

Në imazh gruaja shihet duke pozuar në kabinë me pije freskuese para saj.

“Faleminderit kapitenit. Kaq e lumtur,”-shkroi ajo në përshkrimin e fotos.

Air Guilin nuk specifikoi nëse fotografia është realizuar në mes të fluturimit apo jo. Por pilotët dhe analistët kinezë thanë se është realizuar gjatë fluturimit.

Piloti, i cili nuk është identifikuar, është ndaluar të pilotojë për gjithë jetën.

Air Guilin tha në një deklaratë se ai kishte shkelur rregulloret duke lejuar personel të parëndësishëm në kabinën e avionit.

Sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës, udhëtarët nuk lejohen të hyjnë në kabinë pa miratim të veçantë ose vetëm në rrethana të nevojshme.

Anëtarët e tjerë të stafit të përfshirë në incident gjithashtu janë pezulluar për një kohë të pacaktuar ndërsa po zhvillohen hetime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button