Sonte nis numërimi i votave të mbetura të diasporës

Gjykata Supreme sot ka marrë vendim në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin edhe të 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora.

Pas këtij vendimi të Supremes do të nis edhe numërimi i këtyre votave.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button