ASH-Zaevit: Si do të ndërtoni tramvajë, kur Spitali i Çairit ende ndot me mazutin për ngrohje

Aleanca për Shqiptarët, sot në konferencë për shtyp e ka pyetur kryeministrin Zoran Zaev, se si do ta luftojë ndotjen e ajrit me projekte, sipas tyre, megalomane duke ndërtuar tramvajë kur qeveria e tij nuk është në gjendje të zgjidh problemin e Spitalit të Çairit. Njëkohësisht ata thonë se ne nuk mundet të amnistohet nga përgjegjësia qeverisëse edhe pushtetin lokal, i cili, si[ thonë ata, nuk merr masat e duhura që janë në kompetencat e tij për zgjidhjen e problemit në fjalë, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov aso kohe i dha Spitalit afat 30 ditor për gjetjen e një zgjidhjeje, në të kundërtën me urdhëresë të qytetit të Shkupit do të rezultonte mbyllja e Spitalit. Në vend të marrjes së masave përkatëse pezulluese pushtetarët si ministri Filipçe, doli në mbrojtje të Spitalit duke premtuar njëkohësisht edhe zgjidhjen e këtij problemi. Ai mes tjerash shtoi se afati 30 ditor për ndërrimin e sistemit të ngrohjes nuk është logjik, për shkak se sipas tij, ligji pamundëson shpalljen dhe zbatimin e tenderit për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Kujtojmë se ministri edhe pse i doli në mbrojtje spitalit nuk u doli në mbrojtje qytetarëve, pasi premtimet e tij rezultojnë të jenë vetëm një manipulim për politikë ditore, aq më tepër duke u bazuar në Sistemin Elektronik për Furnizime Publike ku pjesë e marrëveshjes për Spitalin vazhdon që Mazuti të konsiderohet si lëndë djegëse pavarësisht ndotjes që shkaktohet nga kjo lëndë. Për sigurimin e kësaj lënde janë shpenzuar 50.000€, ndërkaq projekti për ndërrimin e sistemit të ngrohjes kap vlerën e 150.000€, vlerë kjo e cila vazhdon të qëndroj në letër që nga viti 2017”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ata shtojnë se përveç spitalit të Çairit, në Sistemin për Furnizime Publike figurojnë edhe institucione tjera që si lëndë të parë për ngrohje përdorin Mazutin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button