RMV, Prokuroria ka hapur lëndë për arratisjen e Igor Spasovit

Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka hapur procedurë për arratisjen e të dënuarit për vrasjen e Martin Neskovskit, Igor Spasov, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike Shtip, me të dëgjuar është duke hetuar për përgjegjësi penale eventuale, në lidhje me vendimin e miratuar për ndërprerjen e vuajtjes së dënimit me burg për të dënuarin Igor Spasov, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit mjekësor dhe procedurës në të cilën është sjellë vendimi”, njoftuan nga Prokuroria.

Paralelisht, për arratisjen lëndë ka hapur edhe Këshilli Gjyqësor.

Sipas informatave në media, lëshimin e fundit të Spasovit e ka miratuar gjykatësja Nevena Perica, e cila ka qenë kujdestare në momentin kur ka arritur kërkesa.

Nisja e hetimeve për arratisje vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski shprehu dyshime për korrupsion.

Përndryshe, përveç Spasovit, brenda dy vitesh janë arratisur edhe gjashtë persona të dyshuar në raste gjyqësore, si Nikolla Vojminovski për vrasjen në tentativë të Ziadin SelësDejan Davidovski Desho për sulmin e organizuar në Parlament më 27 Prill 2017, ish-shefat e DSK-së, Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski dhe  Uolfgang Gamper, menaxheri i “Sekjurikom” nga Austria, i cili duhej të dilte në gjyq për një tender të fiksuar për mirëmbajtje të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button